Tetraplegjikët në grevë urie pas heshtjes së kryeministrit.
Tetraplegjikët e Shqipërisë janë ngujuar sot në një grevë urie. Greva e tyre mësohet të ketë ardhur pas heshtjes së qeverisë përsa i përket kërkesave të drejta të tyre.
Më parë, tetraplegjikët kishin paralajmëruar vetë kryeministrin për grevën, nëse kërkesa tyre nuk do plotësoheshin. Konkretisht tetraplegjikët kërkojnë dëmshpërblim për karburantin dhe rritjen e ndihmës ekonomikë.
Greva pa afat e tetraplegjikëve mësohet të ketë nisur në qendrën e trajtimit të tyre në Laprakë. (Tema / a.r)