E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetraplegjikët, rëndohet gjendja e një grevisti

TIRANË- Rëndohet gjendja shëndetësore e njërit prej tetraplegjikëve grevistë të ngujuar që dje në një grevë urie. Shëndeti i Sal Pacës, 60 vjec është paraqitur sot i rënduar, ndërkohë që edhe gjendja e 20 grevistëve të tjerë paraqitet me probleme.

Ai është dërguar në spital pasi ka pasur probleme me tensionin.

Pas pritjes së përmbushjes së kërkesave ekonomike nga ana e ministrisë së linjës, tetraplegjikët vendosën të nisin grevën e urisë.

Ata kërkojnë kompension për karburantin që konsumojnë, duke e çuar në 80 litra në muaj, pa të cilin e kanë të pamundur të lëvizin, kërkojnë shtim të ndihëm ekonomike, pasi thonë se në kushtet e cmimeve të rritura e kanë të papërballueshme jetesën. Pjese e kerkesave te tyre eshte edhe rritjen e paketës higjeno-sanitare, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›