Teuta – Shkumbini, sfida per vendin e trete

Teuta-Shkumbini pritet te jete nje nga duelet me te nxehta te javes se 14-te te Kategorise Superiore, duke sfiduar ne distance edhe derbin tradicional te kryeqytetit, Partizani-Tirana. Te shtunen e kaluar, Teuta regjistroi fitoren me te bujshme sezonale kur mposhti Tiranen (1-2) ne kryeqytet, fale dy kryeveprave te Emiljano Viles.
Teuta nuk e zhvilloi ndeshjen e Kupes kunder Vllaznise (fusha e stadiumit “Niko Dovana” ishte permbytur nga shirrat) dhe ndihet me e fresket fizikisht ndaj nje Shkumbini qe shpenzoi energji ne barazimin 0-0 me Apolonine ne Fier.
Trajneri i Teutes, Sulejman Starova, beson ne vazhdimesine e lojerava te mira, por mendimi i pare i tij eshte marrja e pikeve maksimale ndaj nje kundershtari me te cilin ndan vendet 3-4, me pike ta barabarta nga 20.
Starova vlereson ekipin kundershtar e mbi te gjitha dinamzmin e kolegut Gugash Magani, por dhe mbeshtetjen financiare te presidentit te peqinasve, Xhavit Ismaili: “Shkubini eshte nje skuader me grinte, karakter dhe deshire per te fituar. Ka disa lojtare cilesore. Jemi duke studiuar ne detaje cdo element te kundershtarit”.
Shkumbini ka dy ndeshje pa fituar e shenuar ne kampionat ndaj Flamurtarit e Dinamos. Problemet me gjendjen e lojtareve e kane kapur dhe Shkumbinin. Sulmuesi kryesor Rizvanolli ka probleme me kaviljen, por ne dyshim jane dhe mbrojtesi Grami e mesfushori sulmues Arlind Nora.
E Enjte, 04 Dhjetor 2008