E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta Hoxha: Ditarët e Enverit ia dhamë Arkivit të PPSH

Teuta e Ilir Hoxha

INTERVISTA/ Flet Teuta, nusja e Enver Hoxhës

Nuk akuzojmë askënd, kërkojmë trashëgiminë që i përket familjes sonë

Pas deklaratës për shtyp të Nexhmije Hoxhës, botuar ditën e djeshme, thuajse në të gjitha gazetat nusja e saj, Teuta Hoxha, (gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit, me të cilin Nexhmije Hoxha bashkëjeton) që ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri përfaqësues i Nexhmijes kur është rasti për replika, ka pasur edhe ditën e djeshme një të tillë.
Ne e telefonuam sapo na erdhi deklarata në dorë, por ajo nuk donte të shtonte asgjë më tepër nga fjalët e së vjehrrës, vetëm në mos ditën kur do të dilte kjo deklaratë do të hapej ndonjë polemikë. Telefonuam gjithashtu drejtoreshën e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e cila kishte një version të sajin lidhur me këtë ngjarje, e cila u botua dje në gazetën Panorama. Sipas saj, e gjithë kjo mund të ishte një zhurmë e pashpjegueshme, sepse vetë Nexhmija mund ti ketë në materialet që pretendon se i kanë humbur. Pas kësaj deklarate, të cilën Teuta Hoxha, duke përfaqësuar kështu të gjithë familjen,  e konsideroi akuzë, vendosi të reagojë.
Znj. Teuta, drejtoresha e Arkivit të Shtetit aludon se dorëshkrimet të cilat Nexhmije Hoxha është duke kërkuar, mund ti ketë edhe vetë?
Atëherë pse mendoni ju se do ta bënim ne një gjë të tillë. Çfarë përfitimi mendoni se do të kishim?! Sa mirë do të ishte që ti kishim, sepse ajo do të ishte trashëgimi për familjen, për djemtë e Enverit të cilët mund të vendosnin apo jo më vonë ti botonin apo ti shfrytëzonin si ta mendonin të arsyeshme. Nuk kuptoj se pse duhet të ngrinim këtë pretendim. Madje, duhet të shihni edhe anën tjetër të medaljes, duke i kërkuar ne kaq bujshëm, mund të ishim përballë rrezikut për ti humbur, sepse do duheshin dorëzuar. Edhe nëse përfitimi do të ishte në vlera monetare, aq më mirë për ne. Në çdo rast do ta kishim mbyllur gojën. Pra siç duket, në asnjë rast nuk ka kurrfarë logjike që ato dorëshkrime a kaseta qofshin të gjenden në duart tona.
Sa kohë keni ju që jeni në dijeni për mungesën e këtyre dorëshkrimeve, ditarit personal pra?
Që gjithmonë. Nexhmije Hoxha që kur ka dalë nga burgu e deri më sot është marrë me këtë çështje. U ka shkruar letra e u ka bërë kërkesa të vazhdueshme institucioneve përkatëse për ti pasur. Pra, e ka ndjekur gjithnjë dhe ka qenë gjithnjë e interesuar për fatin e shënimeve personale të Enver Hoxhës.
Drejtoresha e Arkivit na tregoi dokumentin se ju kishit qenë në Arkivin e Shtetit në muajin dhjetor. Atëherë e keni zbuluar mungesën e tyre? Pra, pse u bë pikërisht tani kaq i zhurmshëm ky shqetësim kur paska ekzistuar prej 20 vitesh?
U kthye në një shqetësim të madh pikërisht pas botimit të librit Enver Hoxha të Blendi Fevziut. Ai ka deklaruar se për realizimin e librit kishte përdorur dokumentet personale. Kjo gjë ishte e theksuar edhe dje në deklaratën e djeshme se dokumentet që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cenojnë jetën intime të personit shërbehen vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit, 50 deri në 150 vjet nga data e krijimit të tyre.  Ky nen është në përputhje me parimin bazë të njohur në gjithë ligjet e shteteve të përparuara mbi arkivat. Sidoqoftë, ka qenë pas kësaj deklarate që unë kam shkuar në Arkivin e Shtetit për të kërkuar pjesë të këtyre dorëshkrimeve. Aty u ndesha me këtë lajm, pra që ditarët nuk janë.
Znj.Nika, pyetur nga Panorama, ka thënë se ka biseduar me ju, se ka kthyer përmbys gjithë fondin e Enver Hoxhës për të gjetur materialet që ju kërkoni. Ju jeni në dijeni të këtyre fakteve?
Po, me Nevilën kemi biseduar dhe më ka shpjeguar gjithçka. Dua që të jetë mbi të gjitha e qartë në këtë intervistë, se nëpërmjet deklaratës së djeshme ne nuk duam të akuzojmë askënd në mënyrë të drejtpërdrejtë. E përderisa unë nuk i vë gishtin as Nevilës e as Blendit, ajo nuk ka pse të shprehet si në intervistën e djeshme duke thënë që Nexhmija mund ti ketë vetë ato materiale. Kur unë nuk të akuzoj, atëherë mos më akuzo.
E dhëna tjetër që morëm pas intervistës me Znj. Nika ishte se nuk gjendet në Arkiv as procesverbali i dorëzimit të këtyre ditarëve…
Ju përsëris sërish që ne nuk po akuzojmë as drejtoreshën aktuale e as atë paraardhës. Ne jemi të prekur për dëmin që i është shkaktuar familjes sonë. Ne zotërojmë dokumentin që dëshmon se këto dorëshkrime kanë qenë në listën e Arkivit të Komitetit Qendror. Pra, ky dokument i ekzistencës së ditarëve është.
Pra Prokuroria, ku ju thoni se do ta çoni këtë çështje, do ta nisi investigimin që prej këtij momenti?
Po. Do të merret ajo me këtë çështje që i ka fillesat që në vitin 1991. Se ku dhe në çfazë kanë humbur këto dorëshkrime, se kush i ka marrë, është puna e saj për ti gjetur. Ne nuk e dimë, e pikërisht për të mos i vënë gishtin askujt i drejtohemi organit kompetent.
Pra, kjo çështje do të vazhdojë gjatë?
Ne kërkojmë dhe pretendojmë që të gjenden, sepse prandaj i hymë kësaj pune, por edhe në rast të kundërt, nuk do të jetë fundi i botës. Prandaj, po e përsëris, askush nuk duhet ta marrë deklaratën e Nexhmije Hoxhës si akuzë personale.

Nika: Ja çfarë kemi nga Enver Hoxha

Drejtoresha e Arkivit: Një pjesë e kujtimeve mendohet se kanë humbur

Drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika

Më të dalë në faqet e shtypit deklarata e Nexhmije Hoxhës për zhdukjen e dorëshkrimeve origjinale, ditarëve personal të të shoqit, Enver Hoxha, holli i Arkivit të Shtetit ishte dyndur nga gazetarë. Minutat e pritjes shërbyen vetëm që drejtoresha e këtij institucioni të mblidhte thuajse gjithë fondin nga arkiva e Enver Hoxhës, për tiu demonstruar gazetarëve që në to nuk gjendej asnjë pjesë nga ditari personal i Enver Hoxhës. Prezantimi i këtyre dokumenteve niste me Skemën e sistemit të fondit me origjinë personale të shokut Enver Hoxha, skemë kjo në bazë të së cilës, studiuesit apo vetë familjarët orientoheshin për të gjetur a marrë atë çka u duhej. Pasqyra numerike e gjendjes së materialeve dokumentare të Enver Hoxhës niste që nga viti 1934 e në vazhdim. Pyetur konkretisht për problemin që ngre Nexhmije Hoxha, drejtoresha e Arkivit, Nevila Nika, përgjigjen e kishte të prerë. Këtu te ne, sikundër mund ta shihni edhe vetë nga këto dosje që ju kam sjellë, nuk gjendet asgjë. Shkrime origjinale të shkruara nga dora e Enver Hoxhës kemi, por jo që të jenë pjesë e ditarit personal. Janë letra drejtuar funksionarëve të lartë të shtetit. Ka edhe dosje me materiale personale, të fotokopjuara që përmbajnë libreza kursimesh, konspekte, konferenca shtypi, shënime udhëtimi, copa gazetash mbi të cilat ka shënime etj. Nika, është e vendosur kur thotë se bashkë me stafin e Arkivit, kanë kthyer përmbys gjithçka, që kur kanë marrë në zotërim arkivin e Enver Hoxhës. Te ne edhe një copë letër është me vlerë, nuk mund të humbasë asgjë, kështu që nuk ka se si të kenë humbur dokumente kaq të rëndësishme. Këtu ruhen letrat e miqve e të armiqve, sepse ne nuk jemi institucion i politizuar. Nëse ndonjëri prej punonjësve guxon të përfshihet politikisht, pushohet nga puna, unë e para. Kështu që të flitet për zhdukje, duhet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›