E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Luz të Kavajës: Grinden për partitë, granatë mes kushërinjve në Këshill

Dashamir dhe Daniel Xeka përfshijnë familjet në konflikt

Kreu i PD është njëkohësisht kreu i Këshillit me PS

Sherr dhe tension eliminimi fizik në mes dy kushërinjve me mbiemrin Xeka, për shkak të bindjeve politike të kundërta. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Luz i Vogël, Kavajë. Kryetari i Këshillit Komunal, Daniel (Demir) Xeka, i PS-së dhe anëtari i këtij këshilli, Dashamir Xeka i PD-së kanë debatuar ashpër në mbledhjen për miratimin e projektbuxhetit, duke kaluar deri në fyerje familjare. Secili prej tyre ka variantin e tij të rrëfimit në gazetën Panorama rreth konfliktit, gjithnjë duke akuzuar njëri-tjetrin për nisjen e ofendimeve.
Hedhja e granatës
Pavarësisht se Danieli dhe Dashamiri janë ata që kanë nisur debatin, degjenerimi i tij në kërcënime me jetë dhe hedhje granate, ka ardhur prej dy vëllezërve të tyre. Gjakrat janë ndezur më shumë pas mbledhjes së Këshillit Komunal, pasi bashkëshortja e Danielit ka shkuar në shtëpinë e Dashamirit, duke e kritikuar për sharjet familjare. Atje është përballuar jo vetëm me Dashamirin, por edhe me të vëllanë e tij, Vullnetin. Pas bashkëshortes, në banesën e Dashamirit ka mbërritur vëllai i Danielit, Vullnet Xeka, njëkohësisht punonjës policie. Në grindje e sipër, Vullneti e ka qëlluar me grusht Dashamirin dhe është larguar. Vetëm 10 minuta më vonë, Vullneti ka tentuar të hakmerret për grushtin e të vëllait, duke hedhur një granatë në lokalin e Arturit. Fatmirësisht, ajo nuk ka shpërthyer, ndërsa menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka bërë çmontimin e saj. Rreth ngjarjes në fjalë, burime pranë Policisë së Kavajës na saktësojnë se: Më dt.31.01.2012, në orën 17:30, mbaroi mbledhja e Këshillit të Komunës Luz i Vogël, Kavajë, pas një debati midis kryetarit të Këshillit të Komunës, shtetasit Daniel Rustem Xeka dhe anëtarit të Këshillit të Komunës, Dashamir Xhevat Xeka. Rreth orës 18:00, shtetasi Vullnet Xeka, vëllai i Daniel Xekës, ka goditur me grushte shtetasin Dashamir Xeka dhe është larguar. Rreth orës 18:10, shtetasi Artur Xeka, vëllai i Dashamir Xekës, ka shkuar në afërsi të lokalit të Daniel Xekës, ka debatuar me Vullnet Xekën dhe gjatë konfliktit i ka hedhur një granatë dore dhe është larguar me vrap, por granata nuk ka shpërthyer. Po sipas këtyre burimeve policore, në orën 20:00 të asaj nate, ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit Artur Xhevat Xeka (vëllai i Dashamirit), i padënuar më parë. Edhe për Vullnet Rustem Xekën (vëllai i Danielit) ka nisur gjithashtu procedimi penal, por në gjendje të lirë.
Konflikti për partinë
Efektiva pranë Policisë së Kavajës, të cilët kanë shoqëruar disa dëshmitarë në Komisariat nën cilësinë e personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, na informojnë se acarimi mes dy kushërinjve kishte nisur që para disa muajsh. Shkak është bërë ndërrimi i kahut politik të Daniel Xekës, pas zgjedhjeve vendore të majit 2011. Kryetar i seksionit Nr.1 të degës së PD-së, Daniel Xeka, kishte fituar mandatin e këshilltarit në komunën Luz i Vogël, nën logon e LSI-së. Gjithsej, 9 anëtarë i përkisnin koalicionit të djathtë dhe 8 atij të majtë. Me konstituimin e Këshillit Komunal, mësohet se Daniel Xeka ka kërkuar që të jetë kryetar, por është kundërshtuar nga anëtarët demokratë. Kolegët e tij brenda llojit kanë pasur një tjetër kandidaturë për kryetar këshilli, duke hapur kështu konfliktin brenda koalicionit të djathtë. Kjo ka bërë që Daniel Xeka të arrijë një marrëveshje me anëtarët e majtë. Me 8 votat e tyre, plus votën e tij, ai është miratuar si kryetar i Këshillit të Komunës Luz i Vogël, duke lënë kështu në minorancë të djathtët. Pavarësisht ndërrimit të kahut politik dhe mbështetjes së zërit të majtë në komunë, Daniel Xeka vijon të qëndrojë kryetar seksioni i PD-së. Ky fakt ka acaruar prej kohësh anëtarët e djathtë në Këshillin Komunal e më së shumti Dashamir Xekën, i cili duket se e ka pasur të vështirë të pranojë tradhtinë partiake të kushëririt.

Flasin dy kushërinjtë
Dashamiri: E fal, sherri prej pijes

Nuk pranon që e ka sharë kushëririn e tij Daniel Xeka, madje thotë që ai e ka ofenduar publikisht. Pavarësisht ngjarjes, Dashamiri duket i gatshëm që i gjithë konflikti të mbyllet me kaq, për shkak se janë një gjak me Danielin dhe se janë rritur bashkë.
Cili ishte shkaku i debatit me Danielin?
Atë dua të di dhe unë. Çpati me mua?!
Sbesoj se ju ka qëlluar kot vëllai i tij, Vullneti…
Dua të theksoj se nuk kam asgjë personalisht me ata. Jemi i njëjti gjak, jemi rritur bashkë. E gjitha kjo nuk ka kuptim. Dikush u ka fryrë në vesh, që u sollën ashtu.
Kush mendoni se u ka fryrë në vesh?
Besoj ata shokët me të cilët po rri kohët e fundit.
Konkretisht, cilët janë këta shokë?
Nuk ka rëndësi.
Ka rëndësi, derisa ju u qëlluat me grusht nga kushëriri juaj…
Ai ka qenë i dehur atë ditë. Pas mbledhjes së Këshillit të Komunës, Danieli dhe Arturi kanë qenë duke pirë me anëtarët e majtë komunalë deri vonë. Siç duket janë keqinterpretuar fjalët e mia në mbledhje nga ata që kanë pasur në tavolinë dhe pastaj kanë ardhur duke më sharë.
Çfarë ju shanë?
Nuk janë fjalë për tu thënë. Ne jemi kushërinj dhe të gjithë konfliktin unë ia lë pijen. Ne po e mbyllim vetë sherrin. Jemi për pajtim e jo për thellim të konfliktit. Gjithçka ka ndodhur duam që ta lëmë pas.
Për kushërinjtë tuaj thoni se kanë qenë të pirë kur ju kanë sharë dhe qëlluar me grusht. Po vëllai juaj, në çgjendje ishte kur hodhi granatën në lokalin e Vullnet Xekës, vëllait të Danielit?
Unë nuk kam dijeni që im vëlla të ketë hedhur granatë në lokalin e tyre. Këtë e ka thënë vetëm një person, që edhe ai ka qenë i dehur. Një dëshmi që nuk është e besueshme.
Megjithatë, vëllai juaj, Arturi, është shpallur në kërkim. Derisa nuk e ka hedhur ai, pse nuk dorëzohet?
Nuk mund tju përgjigjem për këtë, pasi nuk kam mundur që të lidhem me vëllain tim. Nuk e di se ku ndodhet.
Pak e çuditshme kjo…
Unë jam shumë i tronditur në gjithë këtë histori, sa edhe vetë nuk po e besoj dot. Ne vetë e lajmëruam policinë. Të ishte për ti ikur, nuk e telefononim. Nuk e di pse u largua Arturi, por duhet të ketë arsyen e tij të fortë. Situata do të sqarohet shumë shpejt për policinë.
Po për publikun, a mund të na sqaroni diçka: I gjithë sherri a kishte prapavijë politike, ngaqë Danieli kaloi me PS-në, ndërkohë që ju jeni me PD-në?
Për këtë duhet të përgjigjet pala tjetër, sepse nuk isha unë që bëra sherr me ata. Nuk ka rëndësi se çfarë partie zgjedhin kushërinjtë e mi, ata janë gjaku im dhe nuk e bëj ujë.

Danieli: Sisha i pirë, më shau nga familja

Ndryshe nga Dashamiri, Danieli është më i ashpër në deklaratat kundër kushëririt, edhe pse nuk pranon nisjen e sherrit nga ana e tij. Por mbi të gjitha, nuk pranon që të ketë qenë i pirë gjatë pasdites së 31 janarit, kur edhe ka ndodhur konflikti familjar.
Cili ishte shkaku i debatit me Danielin?
Shkaku? Ofendoi shumë njerëz gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal dhe mbi të gjitha, familjen time. Ishte një turp i vërtetë, pasi ne jemi kushërinj, jemi të një gjaku, të një familjeje.
A ishte kjo arsyeja që ju dhe vëllai juaj e keni kërcënuar më pas në shtëpinë e tij?
Unë jo njëherë. Vetëm i kam thënë gjatë mbledhjes që nuk duhet të ofendojë ashtu, për arsyet që sapo ju thashë.
Ju jo, por vëllai juaj po…
Vëllai im ka shkuar atje pas bashkëshortes sime. Ajo i kishte marrë vesh të gjitha dhe isht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›