Teuta Kurti promovon albumin, mungon Vesa Luma

E kujtoni Teuta Kurtin? Eshte nje prej kosovareve, qe mori pjese ne spektaklin "Ethet", qe ne edicionin e dyte te tij. E madje spikati per natyren e saj te vecante dhe stilin e te kenduarit. Pikerisht sot, kengetarja ka vendosur te promovoje daljen e albumit te ri "Si mbretereshe", i cili eshte hedhur tashme ne treg, se bashku me nje prej gazetave kosovare. Kenga, qe i ka dhene edhe titullin albumit eshte cilesuar si nje prej me te suksesshmeve, jo vetem per preferencat e fansave kosovare, por edhe tek ata shqiptare. Ne album jane perfshire jo vetem kenge te krijuara kohet e fundit, por edhe krijime me te hershme te prezantuara nga Teuta. Por ajo qe vihet re ne listen e te ftuarve eshte mungesa e emrit te Vesa Lumes. Jo vetem per shkak te prejardhjes se tyre, por edhe te faktit se kane qene se bashku ne spektaklin "Ethet", pritej qe Vesa dhe Teuta te kishin marredhenie te mira. Por ne fakt nuk qenka keshtu.