E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta fiton 1-0 ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”

TIRANË, 22 shkurt /ATSh/ Teuta triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Takimi u vendos nga një gol i Maçollit, i realizuar në minutën e 87-të.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku pjesa e parë u përqendrua në lojën e Tiranës, që iu afrua golit disa herë, me rastin e Tabekout.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Teutës iu afrua golit me Maçollin që u ndal nga tranversa dhe Arifin që gaboi përballë portierit.

Në minutën e 83-të, Lleshi ndali një top me dorë dhe u akordua penallti me VAR. Nga 11 metërshi Maçolli nuk gaboi, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Teutës, që ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vendin e gjashtë.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›