E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta fiton ne transferte

Kanë përfunduar tre takimet e javës së dhjetë të Superligës, takime që nuk rezervuan surpriza sa i përket rezultateve.

Kështu, në Gjirokastër, Luftëtari vendas fitoi 2-0 ndaj Kastriotit, po 2-0 fitoi edhe Bylisi i Ballshit ndaj Shkumbinit të Peqinit, ndërsa Teuta mundi në Fier Apolloninë me rezultatin 1-2.

Në orën 17:00 luhet ndeshja më e rëndësishme e së shtunës, ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, ndërsa të dielën do të luhen 3 takimet e tjera, ku spikat Skënderbeu-Flamurtari. Kukësi pret në shtëpi Besën e Kavajës, ndërsa Laçi luan ndaj Tomorrit të Beratit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›