Teuta, fitore me përmbysje ndaj Bylisit

Teuta ka realizuar një fitore me përmbysje në javën e 24-ët të “Abissnet Superiore”, 2-1 përballë Bylisit në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Në “Niko Dovana” gjithçka nisi vrullshëm, me dy gola të shënuar në harkun e dy minutave. Fillimisht ishin ballshiotët që kaluan në avantazh me anë të Markur në minutën e 3-të, ndërsa durrsakët u përgjigjën me Wotlai në minutën e 5-të.
Në pjesën e dytë Teuta arriti të shënojë golin e fitores me anë të Kotobellit, minuta e 56-të. Kapiteni i durrsakëve ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi dhe golin ia dedikoi të atit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.
Tri pikë shumë të rëndësishme për skuadrën bregdetare, që gjen fitoren pas 10 ndeshjesh(30 pikë dhe vendi i 6 në klasifikim), ndërsa për ballshiotët situata e vështirë vazhdon, vendi i parafundit në klasifikim me 20 pikë, një më shumë se Flamurtari i vendit të fundit.