E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta “përmbys” Tiranën, vjen fitorja e parë

Teuta gjen fitoren e parë në këtë javë të dytë të “Abissnet Superiore”, 3-1 përballë Tiranës në ndeshjen e saj të parë në “Niko Dovana për këtë sezon, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Sfida nisi me një ndërprerje të dritave në dy momente dhe një goli të shënuar me penallti nga Kis mes tyre. Durrsakët e rritën ritmin me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë vendosën barazpeshën me Zogos, ndërsa Boçi dhe Umejiego kompletuan përmbysjen.

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në kuotën e 4 pikëve(1 fitore, 1 barazim). Ndërkohë, Tirana ndodhet në fund me 0 pikë(2 humbje).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›