E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta rimerr vendin e dyte

Teuta mposhti 3-1 Tomorrin e Beratit dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Superligës, në pritje të sfidës së vështirë që Kukësi luan ndaj Skënderbeut në Korçë në orën 17:00.

Golat për bregdetarët u shënuan në pjesën e dytë nga Pajaziti në minutën e 76 dhe Tairi në të 79 dhe 86, ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Mile shënoi golin e nderit për beratasit.

Ndërkohë, në Krujë Kastrioti vendas mposhti 3-2 Vllazninë duke konfirmuar edhe njëherë tjetër situatën jo të mirë në të cilën gjenden kuqeblutë e drejtuar nga Duro. Shkumbini mposhti 2-1 Luftëtarin e Gjirokastrës duke marrë 3 pikë që mund të rezultojnë me mjaft vlerë në luftën për mbijetesë.

Në orën 17:00 luhet Skënderbeu-Kukësi. Korçarët udhëheqin kampionatin me 30 pikë, ndërsa kuksianët ndodhen në vendin e tretë me 21 pikë.

Të dielën luhet 3 ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku Tirana do të presë Laçin, Besa-Bylis dhe Flamurtari-Apollonia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›