E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëpërmjet të dashurit provon ta kthej ish-in

Informacionet më të reja për këngëtaren,Taylor Swift thonë se ajo por e përdor të dashurin aktual, Harry Styles në mënyrë që ta kthej sërish ish të dashurin, Conor Kennedy.

Kohëve të fundit, mediet e huaja raportojnë se Taylor dhe Harry. kanë nisur një lidhje dashurie madje, këngëtrja ishte interesuar edhe të blinte shtëpi afër yllit të “One Direction” në Londër.

Ndërkaq, tani del që lidhja e saj me Harry-n ishte vetëm një plan i këngëtares për ta bërë xheloz “ishi-n” me të cilin, është ndarë në tetor të këtij viti.

"Nuk do të ishte befasuese nëse lidhja e saj me Harry-n ndodhi vetëm sa për ta rikuperuar lidhjen me Conor. Ajo ende është e dashuruar në të”, ka thënë një burim për revistën britanike, “Grazia”.

Këngëtarja, nga më shumë se cfardo tjetër, është bërë e famshme për këngët me tekste shumë domethënëse që u’a kushton ish të dshurëve, e që shumica kanë të bjënë me ndarje. Nëse ky lajm i fundit për Taylor është i vërtetë, ndoshta do kemi rastin të dëgjojmë një këngë të re të saj , të stilit “Kë të marr e kë të lë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›