Teuta shkaterroi Bylisin 6-0
Teuta e Edi Martinit shkaterroi 6-0 Bylisin e Nikola Ilievskit ne fitoren me te thelle te regjistruar ne 10 javet dhe 60 ndeshjet e para te ketij sezoni ne ndeshjen permbyllese te javes se 10-te te Kategorise Superiore. Loja e tenisit te Teutes nisi me sulmuesin 19-vjecar Brunild Pepa ne minuten e 12-te per te perfunduar me 22-vjecarin Mirel Cota ne te 86. Per ta bere edhe me tragjike humbjen e Bylisit te presidentit Besnik Kapllanaj dhe ish-trajnerit te Kombetares maqedonase Nikola Ilievski ndihmoi edhe autogoli i mbrojtesit Maringlen Shoshaj 16. Trajneri i Teutes Edi Martini projektoi nje formacion teresisht ofensiv dhe lojtaret ia shperblyen me nje bollek golash. Furia durrsake drejt portes se mbrojtur nga i riu Stiv Frasheri nisi me Brunild Pepen 12 dhe 55 Arjan Sheten 21 dhe talentin tjeter Mirel Cota 76 dhe 86. Brunild Pepa dhe Mirel Cota me dygoleshat e tyre e cuan ne 11 numrin e lojtareve qe kane shenuar nga 2 gola ne takim nderkohe qe po ne javen e 10-te nje dygolesh shenoi edhe Vioresin Sinani i Vllaznise qe perkuan me golat numer 200 dhe 201 te bomberit shkodran. Keshtu Mirel Cota u ngjit ne kuoten e 6 golave po aq sa Elis Bakaj i Dinamos Pero Pejicin e Tiranes dhe Daniel Xhafen e Flamurtarit. Eumlshte interesant fakti se Teuta qe kishte shenuar 6 gola ne 9 ndeshje realizoi 6 gola ne nje 90-minutesh te vetem. Per Bylisin qe mberriti ne Superlige si kampione e Kategorise se Pare kjo humbje eshte nje tjeter goditje e rende pasi se bashku me Elbasanin te ardhur po nga Kategoria e Pare renditen ne dy vendet e fundit. Ballshiotet e nisen sezonin me investime ne merkato por me sa duket as ish-trajneri Ilir Spahiu dhe as ai aktual Nikola Ilievski nuk po arrijne te marrin maksimumin nga lojtaret qe kane ne dispozicion. Java e 10-te ishte edhe me prodhimtarja per sa u perket golave dhe rezultateve te bujshme ku mund te vecojme fitoren 4-0 te Flamurtarit me Skenderbeun fitoren 3-0 te Vllaznise me Elbasanin por dhe barazimin 3-3 te Dinamos me Lacin. E vetmja ndeshje pa gola ishte Besa-Kastrioti qe rezultoi ne fund me vetelargimin e trajnerit te Beses Perparim Daiu. Ne javen e fundit te fazes se pare Teuta do te luaje ne Kruje kunder Kastriotit ndersa Bylisi do te prese Shkumbinin. Takimet e tjera ofrojne Tirana-Vllaznia Elbasani-Flamurtari Laci-Besa dhe Skenderbeu-Dinamo.
Renditja
Nd. Pike
1. Dinamo 10 23
2. Flamurtari 10 22
3. Skenderbeu 10 19
4. Tirana10 15
5. Teuta10 15
6. Shkumbini 10 14
7. Vllaznia 10 14
8. Laci10 11
9. Besa 10 8
10. Kastrioti 10 8
11. Bylis10 7
12. Elbasani 10 6
Elbasani eshte penalizuar me ndash 3 pike nga FIFA