E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel i dorezon Berishes raportin Vazhdoni progresin

Raporti i KE-se Berisha Prioritet per qeverine. do perpjekje per bashkepunim me opoziten

Drejtori per Zgjerimin per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian Pierre Mirel i dorezoi dje pasdite Kryeministrit Sali Berisha raportin e Keshillit Evropian duke vleresuar progresin e arritur nga qeveria ne drejtim te reformave sidomos atyre ekonomike. Vete Kryeministri Berisha teksa e mori ne dore kete raport e garantoi z. Mirel se qeveria e tij eshte e gatshme ta shnderroje ne program pune udherrefyesin e KE-se me qellim qe vendi te perfitoje integrimin ne BE. Ai beri te qarte se cdo gje duhet ta meritojme me reforma jo me nje proces jashte kredibilitetit. Qeveria qendron e vendosur ne realizimin e kerkesave te udherrefyesit per integrimin ne BE. I tere procesi i integrimit te Shqiperise ne Evrope eshte konsideruar dhe bazohet tek performanca dhe merita. Ne kemi pasur dhe kemi mirenjohje per te vazhduar reformat. Raporti i KE-se shnderrohet ne nje program pune cka do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara ne te do te shnderrohen ne prioritet te qeverise sime gjate vitit qe vjen - u shpreh Berisha. Kryeministri Sali Berisha falenderoi me tej Komisionin Evropian per opinionin e dhene per kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Berisha siguroi se do te marre me shume seriozitet kerkesat e raportit te publikuar nga KE-ja dhe angazhohet per permbushjen e reformave. Kryeministri Berisha ne prani te drejtorit te Ballkanit Perendimor ne Komisionin Evropian Pierre Mirel vleresoi vendimin e Bashkimit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine. Sipas tij qeveria shqiptare ka si tradite qe ta shnderroje ate ne nje program pune per te plotesuar kerkesat e tij ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Cka do te thote se te gjitha mangesite e shenuara ne kete raport do te shenohen ne prioritete te qeverise sime gjate muajve ne vazhdim dhe gjate vitit qe vjen - theksoi Berisha. Duke shtuar me tej se perfiton nga rasti te falenderoje Komisionin Evropian per ndihmen e pakufi ndaj Shqiperise per dhjetera projekte ne vazhdim. Sic e degjuat komisionari Fule foli per kredibilitetin e procesit te zgjerimit cdo gje mendoj se ne duhet ta meritojme mbi bazen e reformave te thella dhe te gjithanshme. I pyetur per marredheniet me opoziten nje nga pikat kyce te kritikuara ne raport Berisha u shpreh Do bej cdo perpjeke per te bashkepunuar me opoziten i bej asaj oferta te ndershme dhe transparente. Shqiperia reale eshte kjo qe eshte na perket neve te bejme cdo perpjekje qeveria punon me perkushtim.

Mirel Parlamenti te jete funksional

Drejtori per Zgjerimin ne BE Pierre Mirel kerkon nga qeveria shqiptare vazhdimin e reformave te suksesshme. Ai vuri ne dukje Kam pasur kenaqesine ti jap Kryeministrit tuaj raportin sot dje. Perpara kesaj shpreha kenaqesine tone per vendimin e djeshem qe garantoi heqjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare dhe ata boshnjake. Sipas tij per kete regjim pa viza ka kushte dhe levizja do te nise qe prej mesit te dhjetorit. Referuar opinionit - vijoi ai - ne i kemi dhene kreditet e duhura punes qe eshte bere deri me tani.

Por kur bie fjala per regjimin e vizave tashme te hequr per Shqiperine Mirel u shpreh se duhet te kujtojme gjithmone fjalen kredibilitet si edhe respektimin e kushteve te vendosura nga Brukseli te cilat do ti permenden qeverise dhe qytetareve shqiptare nga vete komisionerja Cecilia Malmstrom e cila do te vizitoje Tiranen diten e premte. Duke permendur me pas pikat kryesore qe permbaheshin ne progres-raportin e KE-se per Shqiperine ai tha se nje nder to eshte ajo qe pohon se ekonomia shqiptare ka pesuar rritje pavaresisht efekteve te krizes qe perfshiu rajonin. Por kemi permendur si nje pike tjeter mjaft te rendesishme edhe rolin e Shqiperise ne rajon per qetesine dhe stabilitetin - tha ai duke shtuar se Komisioni Evropian ka lene disa prioritete qe duhet te ndiqen nga pala shqiptare sic eshte respektimi i te drejtave te romeve funksionimi si duhet i Parlamentit te Shqiperise etj. Per Parlamentin konkretisht ai vuri ne dukje se Bashkimi Evropian ka mendimin qe ai nuk funksionon dhe prandaj ai paraqet nje sfide kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›