Tevez denohet nga klubi i tij

Ylli i Manchester City, Carlos Tevez ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, për sjellje të keqe.
Shkaku ka qenë refuzimi për të luajtur në takimin e vlefshëm për Champions League, ndaj Bayernit të Munichut, gjatë muajit që shkoi.
Në një deklaratë lëshuar të martën në mbrëmje, kryesuesit e Premier Leagues, theksonin se sulmuesit argjentinas do t’i mbaheshin katër javë nga pagesa e tij.
Tevez është raportuar se fiton 400.000 dollarë amerikanë në javë, që me një llogari të thjeshtë do t’i kushtojë lojtarit një humbje prej 1.600.000 dollarëve.
Ai gjithashtu është dënuar edhe me dy javë pezullim, por për ky dënim tashmë është shlyer nga sulmuesi.
Tevez nuk ka luajtur me City-n, që nga 27 Shtatori, data kur ndodhi edhe episodi në fjalë, me trajnerin italian Roberto Mancini.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Juventus i rikthehet fitores
Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi rikthehet të fitorja dhe këtë e bën në ndeshjen e luajtur në “Juventus Stadium” në Torino përballë Fiorentinës. Inter, Milito rikthehet ndaj Atalantës
Pas 90 minutave në pankinë, në sfidën ndaj Kievos, Diego Milito do të rikthehet titullar këtë mesjavë për ndeshjen që zikaltërit do të luajnë ndaj Atalantës. Rajkard: Holanda mund të fitojë botërorin
Një prej futbollistëve më të mirë të kombëtares holandeze në histori, tashmë një trajner me peshë, Frenk Rajkard nuk përdor modestinë kur vlerëson “tulipanët” aktualë. Vllaznia, shkarkohet Mirel Josa
Kategoria Superiore në futbollin shqiptar, ka prerë një tjetër kokë trajneri këtë sezon, me zyrtarizimin e shkarkimit të Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë. Milan, rikthehet Thiago Silva
Thiago Silva, mbrojtësi qendror i Milanit, do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme ndaj Parmës pas një mungese në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve.
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani