Babai i Simoncelli Zoti therret me te miret

Trupi i pajetë i Marco Simoncelli, pilotit të Hondës i cili humbi jetën në një aksident tragjik në pistën e Sepangut (Malajzi), është kthyer ditën e martë në Itali.
Shumë tifozë ishin mbledhur në aeroportin Fiumiccino të Romës për të pritur kufomën e 24-vjeçarit me thirrjet “Gladiatori”.
Më pas, trupi i tij është dërguar në vendin e tij të origjinës, në Korvino të Riminit.
I ati i pilotit të ndjerë, Paolo Simoncelli, deklaroi me mbërritjen në Itali: “Njerëzit po na qëndrojnë afër në këtë moment të vështirë dhe kjo është e mrekullueshme. Ata e dinë se çfarë djali ishte Marco. Thuhet se Zoti thërret më të mirët.”
Më pas, Paolo flet sërish për aksidentin: “Nuk ishte e mundur të shpëtohej sepse Marco kishte vdekur. Dua të falenderoj autoritetet malajziane, ambasadorin italian dhe djemtë e pistës së Sepangut sepse bënë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj edhe qindra personat që lanë punët e tyre për të pritur dhe përshëndetur djalin tim.”
“Ai ishte një njeri i pastër dhe luftëtar. Mbase për këtë nuk është më midis nesh. Nëse do ta kishte lëshuar motorin, tani do ishte shëndoshë e mirë. E kisha mësuar të luftonte dhe të mos dorëzohej kurrë. Ndoshta kam bërë gabim”, shtoi i ati i Marco Simoncelli.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani