E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez duhet të mësojë anglisht

Nëse Carlos Tevez synon të përshtatet në Angli, atëherë ai duhet të mësojë gjuhën angleze, ka thënë bashkëlojtari i tij nga Manchester City, Pablo Zabaleta. Mbrojtësi i djathtë, i transferuar nga Espanyol më 2008, shpjegoi se ai është adaptuar më mirë, pasi gradualisht ka mësuar gjuhën angleze, nëpërmjet kursit javor.

Është me rëndësi. Çdo javë vijoj kursin e gjuhës angleze dhe jam duke u përmirësuar. Mundohem shumë. Nuk kam folur anglisht para se të vij këtu, por jam duke mësuar. I kam thënë Carlosit se edhe ai duhet të vijë me mua, deklaroi Zabaleta, për tabloidin anglez The Sun.

Carlos nganjëherë mundohet të flasë anglisht, por është me rëndësi të mësojë, sepse duhet të flasë me bashkëlojtarët, menaxherin dhe gjithë të tjerët. Po ashtu ne planifikojmë të luajmë në Angli për të ardhmen, shtoi Zabaleta, i cili megjithatë lavdëroi bashkëkombësin e tij. Njerëzit janë të kënaqur me Carlosin, sepse ai gjithmonë jep 100 përqind nga vetja, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›