Capello hesht Fergusonin

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, ka përkrahur vendimin për aranzhimin e ndeshjes miqësore kundër Brazilit në Katar. Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ishte ankuar për imponimin e një ndeshjeje miqësore në një shtet të panjohur në mes të orarit të ngjeshur të ligës.
Capello do të dërgojë ekipin e tij në Doha, më 14 nëntor, pasi Federata braziliane e Futbollit pranoi zhvillimin e ndeshjes. Strategu italian insistoi se futbollistët e tij anglezë, do të kthehen më të freskët, sesa kolegët e tyre të shteteve të tjera.
Shtetet që do të luajnë në play-off për Kampionatin Botëror, Franca, Irlanda, Rusia, Portugalia dhe Uruguai, i zhvillojnë ndeshjet të shtunën dhe të mërkurën, ndërsa Gjermania, Italia dhe Holanda kanë caktuar miqësore në datat e njëjta.
Nuk e kuptoj prej nga vjen e gjithë kjo. Shumica e shteteve do të zhvillojnë dy ndeshje, ndërsa ne luajmë një dhe do të kthehemi të shtunën, katër ditë më herët se shtetet e tjera. E kemi bërë këtë nga respekti ndaj futbollistëve dhe klubeve të tyre, në mes të kalendarit të ngjeshur, përfundoi Capello.