E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez gjobitet me 800 mije paund


Një hetim i bërë nga komisioni disiplinor i klubit anglez të futbollit, Mancester Siti, ka shpallur fajtor sulmuesin karlos Tevez, për refuzimin që të futet në lojë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Si rrjedhojë futbollisti argjentinas është gjobitur me një shumë rekord prej 800 mijë paundësh, cka është edhe rroga e 4 javëve për lojtarin.

Karlos Tevez ka 14 ditë kohë për të apeluar vendimin e klubit, por sipas përfaqësuesve të tij, argjentinasi do të hedhë në gjyq trajnerin Roberto Mancini. Sulmuesi amerikano-latin do të kërkojë zgjidhje të njëanshme të kontratës, edhe pse me shumë gjasa, vetëm në janar mund të ndërrojë fanelën.

Ishte pikërisht tekniku italian që kërkoi procedimin disiplinor për argjentinasin, pasi ai refuzoi të luante si zëvendësues ndaj Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve.

Edhe sheiku Mansur, që ka në pronësi Mancester Sitin, i ka dhënë dorë të lirë Mancinit, për të vepruar mbi Karlos Tevez. 'Një hetim i detajuar tregoi se janë thyer 5 pika të kontratës së futbollistit me klubin. Si rezultat ai është gjobitur me 4 paga javore. Ai do të pezullohet gjithashtu dy javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Fiton Milan, barazon Inter
Milani vazhdon marshimin e fitoreve në kampionatin italian dhe këtë herë ka arritur të mundë 4-1 Parmën, në San Siro. Kupa e Anglisë, Junaited fiton me rezervat
Ëndrra e skuadrës modeste të Aldershot Taunit, për të kaluar në raundin e katërt të kupës së Ligës në futbollin anglez, është shuar këtë mesjavë. Projekti për Romën e së ardhmes
Roma fillon të programojë të ardhmen e saj. Pavarësisht planit afatgjatë të padronit Tomas DiBenedeto, klubi verdhekuq nuk dëshiron të humbasë kohë dhe për këtë arsye po mendon të bëjë disa blerje të reja.
Platini: Bekham te PSG vetëm për para
Tratativat indirekte për të sjellë sërish Bekham në Europë, kanë hasur në kritikat e presidentit të UEFA-s Mishel Platini, që ka lidhur mesfushorin anglez, me cështjet e biznesit dhe parave, por jo futbollit. Akuzat për racizëm, Terri larg kombëtares
Mbrojtësi i Celsit Xhon Terri do të përballet me një luftë jashtë fushës për të mbajtur shiritin e kapitenit te kombëtarja angleze. Federata e futbollit anglez ka nisur një hetim mbi akuzat ndaj Territ se ka shfaqur racizëm në fushë, ndaj lojtarit me ngjyrë, Enton Ferdinand.

Lajmet kryesore

Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›