Kuci Te veprohet me shpejt ne veri

Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuci, i cili ka theksuar se zhbllokimi i rrugëve do të bëhet pa kompromis.
Gjithashtu, Kuci është shprehur se qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me serbët e veriut, por jo me strukturat paralele serbe që veprojnë atje.
“KFOR po bën një punë të mirë në veri, por duhet të veprohet më shpejt”, ka deklaruar Kuci pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave
Hajredin Kuci
Zv.kryeministër i Kosovës Ndërkohë, nesër qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Thaci, do të përballet me një interpelancë në Parlament, pikërisht për situatën në veri.
Lidhur me këtë, Kuci ka theksuar se qeveria është e gatshme për të bërë debat dhe për të pranuar cdo vendim të legjislativit.
Ndërsa përsa i përket dialogut me Serbinë, numri dy i ekzekutivit ka shtuar se Kosova i respekton të gjitha detyrimet, ndërsa qëndrimi i Serbisë do të varet nga SHBA dhe BE që mbikëqyrin procesin.
Që prej së enjtes, kur KFOR-i filloi aksionin për largimin e barrikadave në magjistralen e Adriatikut, apo në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, që con në pikë-kalimin kufitar 31 në Bërnjak, kjo nuk ka ndodhur ende.
Nga ana e saj, komanda e KFOR-it deklaroi të martën se është e papranueshme vendosja e kushteve për lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës .
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Kosovë-Serbi, gati për dialog
Ndërmjetësi i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka marrë nga delegacionet përkatëse konfirmime për gatishmërinë për vazhdimin e dialogut. Projekt/ligji për pensionet e FSK-së
Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për pensionet për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili krijon parakushte për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, ndërsa kostoja e përgjithshme buxhetore e këtij ligji do të jetë mbi 4.4 milionë euro. Veriu, serbët hapin rrugët për KFOR-in
Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes rrugët e veriut të Kosvës do të hapen për qarkullim nga serbët që i kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in. Stefanovic, akuza opozitës serbe
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka akuzuar opozitën serbe se me qëndrimet e saj mund të rëndojë pozitën e Beogradit dhe serbëve në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari