Tevez kërkon të ketë kontratë 5-vjeçare me Mançesterin
Mançester - Karlos Tevez shpreh dëshirën e tij për të vazhduar me skuadrën e Mançesterit, por klubi nuk i ka propozuar asgjë për të rinovuar. Argjentinasi kërkon të ketë një kontratë 5-vjeçare për të patur siguri me skuadrën që do të luajë.
Në një intervistë për Radio Del Plata, Tevez shprehet: “Dua të qëndroj tek Mançesteri, por klubi nuk më ka bërë asnjë propozim. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Nëse Mançesteri më dëshiron, atëherë duhet të më paguajë. Në këto momente thuajse të gjitha klubet ndodhen në vështirësi ekonomike. Dua të firmos me një klub për 5 vjet që të arrij të jem edhe unë i qetë për të ardhmen”.