Izraeli i thotë jo vëzhguesve të BE në Gaza
Tel Aviv Izraeli ka kundërshtuar sërish sot propozimet evropiane për vëzhgues ndërkombëtarë në Rripin e Gazës pas arritjes së ndonjë armëpushimi. Ministrja e Jashtme Tzipi Livni, kandidatja kryesore për t'u bërë kryeministre e ardhshme e Izraelit në zgjedhjet e 10 shkurtit, tha se nuk shihte ndonjë arsye për ndonjë forcë monitorimi dhe vëzhgimi, një nga disa propozimet e bëra nga fuqitë evropiane në përpjekjet e tyre për një armëpushim në Rripin e Gazës.