Tevez kerkon te largohet City refuzon

Sulmuesi i Manchester Cityt Carlos Tevez ka paraqitur nje kerkese me shkrim per largim por ajo eshte refuzuar nga klubi. Reprezentuesi argjentinas besohet te jete i merzitur per vendlindjen e tij pas kater viteve ne Angli.
147Klubi mbetet i deshperuar nga kjo situate e ne vecanti nga sjellja e perfaqesuesve te Carlosit148 thuhej ne komunikaten e publikuar ne uebfaqen zyrtare te Manchester Cityt. Tevez ishte i suspenduar per takimin e se shtunes qe City e fitoi ne West Ham dhe barazoi me pike liderin e Premierliges Arsenal.
Ai kishte nje duel te nxehte verbal me menaxherin Roberto Mancini pas zevendesimit te tij ne minutat e fundit te ndeshjes se tij te kaluar kunder Boltonit me 4 dhjetor. City ka theksuar se Tevez dhe menaxheri i tij Kia Joorabchian gjate muajve te kaluar kane kerkuar rishqyrtimin e kontrates pesevjecare te futbollistit.
147Roberto Mancini dhe te gjithe ne klub kane treguar dhe do et vazhdojne te tregojne ndjeshmeri ndaj rrethanave personale te Carlosit duke perfshire ceshtjen e familjes se tij. Pas suspendimit te tij ne ndeshjen kunder Boltonit Carlos ka kerkuar dhe eshte lejuar nga menaxheri te vizitoje vendlindjen. Kerkesa me shkrim per largim nga klubi eshte ne kundershtim me poziten dhe ate qe ka thene publikisht futbollisti dhe klubi148 thuhej ne vazhdim te komunikates.