Koha per ndryshime

Anglia ka marre perkrahje te fuqishme nga ish-selektori i Rusise Guus Hiddink i cili ka bere thirrje per ndryshime ne Federaten boterore te futbollit FIFA. Ish-punedhenesit e Hiddinkut Federata ruse e Futbollit fituan te drejten e nikoqirit te Kampionatit boteror 2018 para Anglise.
Por vendimi erdhi pas njoftimeve per korrupsion ne organin vendimmarres te futbollit boteror dhe Hiddink aktualisht selektor i Turqise ka perkrahur kerkesen e Federates angleze te Futbollit per revolucion ne FIFA.
147FIFA duhet ta kete kuptuar deri me tani se ata kane problem me imazhin e saj. Ata nuk kane dale nga kjo te paprekur. Eshte koha per ndryshime148 tha Hiddink per tabloidin britanik Daily Mirror.
Hiddink ishte anetar i ekipit qe perfaqesoi kandidaturen e Holandes-Belgjikes dhe shtoi 147Isha i lumtur te kooperoja dhe te isha pjese e gjithe prezantimit ne Zurich por tani pyetem nese forma e vendimmarrjes se tashme mund te shpetoje. Per dy dite eshte kerkuar nga te gjithe te paraqiten ne Zurich dhe te bejne nje prezantim final per kandidaturen e nikoqirit te Kampionatit boteror ne perpjekje te bindin dyshuesit e fundit ne mesin e anetareve te komitetit ekzekutiv te FIFA-s148 shtoi Hiddink qe lavderoi kandidaturen e Anglise dhe Holandes-Belgjikes.
147Anglia njesoj si Holanda kishte nje kandidature dhe prezantim te shkelqyeshem. Por e tera kjo shkoi pa ndonje rezultat. Ku eshte kuptimi i ketyre prezantimeve te medha qe perbejne nje kandidature te mire kur ajo nuk e ben dallimin Eshte me rendesi te kem nje komitet te ri ekzekutiv qe eshte krejtesisht i paster dhe qe merr vendime ne baze te kritereve transparente. Vendimi per perzgjedhjen e nje nikoqiri te Kampionatit boteror duhet te bazohet ne argumente te forta te cilat duhet te jene shume te qarta148 theksoi ai.
Hiddink ishte njeri prej emrave te njohur holandeze qe u kerkuan te perfaqesojne shtetin e tyre.
147Une isha atje se bashku me disa emra te medhenj te futbollit. Jam kenaqur gjate diteve qe kalova se bashku me Ruud Gullitin dhe Johan Cruyffin.
Pavaresisht te gjithave e pranoj vendimin qe Rusia te jete nikoqir i gares se vitit 2018. Kam punuar atje per kater vjet dhe kam shpenzuar shume energji ne rindertimin e futbollit rus. Nuk ishte lehte. Tani ne pritje te Kampionatit boteror ruset duhet te pergatiten per te148 perfundoi Hiddink.