Thaçi takohet me krerë shtetesh në Dubrovnik
Në këto takime, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka prezantuar përkushtimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe në regjionin e Evropës Juglindore. Kryeministri Thaçi ka potencuar përparimet e Republikës së Kosovës për plotësimin e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Qeveria dhe institucionet e Kosovës, ka theksuar z.Thaçi do të vazhdojnë të miratojnë standardet e BE-së në tregun e brendshëm, në politikat shtetërore dhe në gjyqësinë e vendit.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim dhe të kompletojmë objektivat tonë në përputhje me Planin për Veprim të Kosovës për Partneritet Evropian, është shprehur Kryeministri Thaçi. Në këto takime me burrështetas evropianë dhe amerikanë, si dhe me udhëheqësit shtetëror të vendeve të Evropës Juglindore, kryeministri Hashim Thaçi është fokusuar edhe tek fryma bashkëpunuese dhe e fqinjësisë së mirë, që po promovon. “Stabiliteti dhe paqja hapin perspektiva për investime, për zhvillim dhe për të gjitha iniciativat tona të përbashkëta. Këto janë iniciativat për të cilat Republika e Kosovës është krenare që është pjesë aktive, produktive dhe konstruktive, ka thënë kryeministri Thaçi në takimet me burrështetasit që po marrin pjesë në Samitin e Kroacisë në Dubrovnik.