Solana të martën viziton Prishtinën
Në Prishtinë, Solana do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, EULEX.
Siç njofton zyra për informim e Solanës, kjo vizitë do të shërbejë si një mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të vendit dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Por, para mbërritjes në Kosovë, kryediplomati evropian do të qëndrojë në Beograd. Pas Prishtinës, Solana do të vizitojë edhe Shkupin dhe Podgoricën.