Thaçi-Daçiq, mund të paralizohen institucionet serbe

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se temë e dialogut të ardhshëm me kryeministrin e Kosovës do të jetë “sipas fjalëve të Catherine Ashton, paraliza apo paralelizmi i institucioneve në Kosovë e Metohi”.
Duke folur për televizionin publik serb RTS, Daçiq shtoi: “Kur dëshirohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, një situatë e përkohshme në të cilën është prioritet para së gjithash pozita e serbëve në Kosovë, për ne është me rëndësi të jashtëzakonshme që çfarëdo përparimi në dialog ë ndiqet me përparim në europintegrime”, përfundoi kryeministri i Serbisë.
Më parë ishte thënë që temë e takimit të ardhshëm në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave dhe ndërmjetëses Ashton, do të jenë telekomunikimi dhe energjetika, kështu pas ndryshimit të kësaj agjende mbetet të shihet nëse këto dy tema do të diskutohen në takimin e ardhshëm, që është paraparë të zhvillohet më 17 janar./Indeksonline/