E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Drenica mbetet e PDK-së

DRENAS- Çdo familje në Drenas ishte Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe sot është Parti Demokratike e Kosovës. Ashtu siç e ka fuqizuar Drenica Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), PDK-në Drenasi e ka fuqizuar drejt fitores së sigurtë. Kështu pohoi lideri i PDK-së Hashim Thaçi, në Drenas, ku edhe rikandidoi Nexhat Demakun për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e tre nëntorit.

Thaçi theksoi se beson në fitore dhe me të thellë të PDK-së në Drenas dhe në shumë komuna tjera dhe se kjo do të jetë një fitore historike e PDK-së, pasi që për herë të parë, zgjedhjet po mbahen në tërë territorin e vendit.

“Fitues edhe në Drenas dihet si në shumicën e komunave të Kosovës. Kam besim të plotë që Drenasi dhe Drenica në përgjithësi, do ta fuqizojnë dhe hijeshojnë fitoren e PDK-së me tre nëntor. Sepse Drenica ka qenë, është dhe do të mbetet unike me PDK-në...Fuqia elektorale e Drenicës, e ka fuqizuar PDK-në, e ka fuqizuar Kosovën. E ka fuqizuar dhe forcuar shtetin tonë edhe në Bruksel dhe Ëashington, andaj iu falënderoi shumë“, tha ai.

Thaçi po ashtu i siguroi qytetarët e Drenasit, se askush nuk do të mund ta ndal progresin në Drenas dhe se aty do të ketë investime të vazhdueshme dhe fuqizim të mëtutjeshme, duke premtuar mbështetjen e plotë të qeverisë së Kosovës. Thaçi ndër të tjera theksoi se kjo pjesë e Kosovës, ka qenë më e diskriminuara në 50 vitet e kaluara, prandaj çdo investim sot në këtë vend është meritor.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›