E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaccedili Konflikti me Serbine drejt fundit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të enjten se, Kosova dhe Serbia shumë shpejt do t’i japin fund konfliktit mes tyre.

Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij, Thaçi ka theksuar se, proçesi i dialogut po sjell rezultate që e bëjnë të mundur diçka të tillë.

“Ky 5-vjetor na gjen në një proçes pozitiv, atë të përmbylljes së konfliktit shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë, kryeministri ka pranuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të vijë në fund të Ky është një proçes që, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, besojmë se do të mbyllet me njohjen reciproke

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës dialogut, pasi është diçka më e vështirë sesa normalizimi i marrëdhënieve.

“Ky është një proçes që, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, besojmë se do të mbyllet me njohjen reciproke”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi pritet të takohet në ditët në vijim me homologun serb Ivica Daçiç, me të cilin këtë herë do të diskutojë për situatën në veri të Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, kreu i qeverisë kosovare do të kërkojë shpërbërjen e strukturave paralele, por kjo nuk do të jetë e lehtë duke parë qëndrimin e Beogradit.

Vetë Daçiç deklaroi dy ditë më parë se, Serbia mund të pranojë heqjen e institucioneve paralele vetëm nëse garantohet autonomia për serbët në veri.

“Ne kemi dy çështje në rend të ditës, çfarë do të bëjmë me institucionet paralele, por edhe me veçantitë, përkatësisht autonominë për serbët në Kosovë”, tha Daçiç. Bisedimet
Ashton: Dialogu Prishtinë-Beograd, i vështirë
Rohan: Bisedimet, në fazë jetike
Serbia, kusht për strukturat paralele

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›