Thaçi: Nuk do lejojmë të prekët Kosova

"Ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës, kanë vdekur më 17 shkurt të këtij viti, kur Kosova shpalli pavarësinë", ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ritheksuar vendosmërinë e institucioneve që të mos lëshojnë pe në pranimin e marrëveshjeve që shkelin në sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Duke komentuar rrjedhat e negociatave për dokument-marrëveshjen, apo planin gjashtëpikësh ndërmjet Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Beogradit, që ka të bëjë me shtrirjen e EULEX-it, Thaçi tha se Prishtina nuk do të pranojë elemente që shkelin në sovranitetin e Kosovës.