E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Nuk kam ambicie për president

Kryeministri Hashim Thaçi e ka mohuar të ketë pretendime apo ambicie presidenciale.

“Nuk kam ndonjë ambicie apo ndonjë pretendim presidencial’ ka thënë Thaçi për “Lajm”.

I pari i qeverisë thotë se puna e tij është që të zbatojë kontratën që e ka me qytetarët dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë të jetë jetë Kryeministër i qeverisë së Kosovës deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Është shprehur një vullnet i mirë për integrimin e AAK-së në Qeverinë e Kosovës, ndërsa sa i përket asaj se kush do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, e kanë përcaktuar qytetarët e vendit”, thekson Thaçi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›