E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaccedili Serbia ka njohur doganat e Kosoves

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se me marrëveshjen për doganat të arritur në Bruksel do të ndalen parregullsitë dhe kontrabanda në veriun e vendit.

“Me këtë marrëveshje, në fushën tregtare është bërë normalizimi i marrëdhënieve mes të dy shteteve. Ndërkohë që në fushën politike, Serbia njohu shtetin e Kosovës në fushën e doganave”, ka thënë Thaçi.

Dy ditë më parë Thaçi u takua me liderët e partive politike të cilët i informoi me rrjedhën e proçesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë.

Në një komunikate për shtyp nga zyra e kryeministrit thuhej se, liderët Me këtë marrëveshje, në fushën tregtare u bë normalizimi i raporteve mes dy shteteve. Ndërkohë që në fushën politike, Serbia njohu shtetin e Kosovës në fushën e doganave

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës e partive politike e falenderuan Thaçin për informimin e rregullt. Takimi ishte i mbyllur për mediat.

Më herët gjatë muajit Thaçi, i shoqëruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe nga koordinatori politik në dialogun me Serbinë, Blerim Shala, raportoi tek presidentja Jahjaga.

Në një komunikate për shtyp të shpërndarë nga Presidenca thuhej se, kryeministri e informoi presidenten për takimin e fundit me homologun serb dhe për marrëveshjet e arritura në secilën fushë.

Presidentja Jahjaga tha se takimi ndërmjet dy kryeministrave në Bruksel ishte një sukses në arritjen e marrëveshjeve, që kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, si dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve.

Liderët shtetërorë të Kosovës vazhdojnë ta shohin dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si të vetmen alternativë për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që dy shtetet ta ndihmojnë e jo ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën europiane.
Bisedimet
Dialogu, Thaçi informon partitë
Franca: Me rëndësi vijimi i dialogut
Debati për Kosovën në OKB

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›