Thaçi, apel për pjesëmarrje në zgjedhje

Në takimin e Grupit Ndër-Ministror për Decentralizim është theksuar se Republika e Kosovës është një vend i të gjithëve dhe vend i krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë. Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar për angazhimin dhe progresin e shënuar në avancimin e procesit të decentralizimit në Kosovë, dhe ka theksuar se, kjo po shënohet pikërisht në prag të zgjedhjeve të para lokale në Kosovën e pavarur. Sicc bëhet e ditur nga një deklaratë të kryeministrisë, Thaçi ka ftuar pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ndikojnë drejtëpërdrejtë në procesin e krijimit të komunave të reja, që janë edhe komunat e tyre. "Procesi i decentralizimit nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm dhe do të vazhdojë", ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e tij dhe ka vazhduar se "hezitimet ndaj këtij procesi do të tejkalohen, në mënyrë që ky proces të jetë i realizueshëm dhe në të mirë të qytetarëve të Kosovës".
Procesi i decentralizimit ka përkrahjen e të gjitha institucioneve dhe të gjithë spektrit politik në Kosovë, ka thënë Thaçi dhe ka theksuar gjithashtu edhe nevojën që të gjithë qytetarëve të Kosovës, t'u sqarohet ky proces, duke vënë theksin tek fakti se kjo është edhe rruga e procesit të integrimeve euroatlantike.
Në takimin e Grupit Ndër-Ministrorë për Decentralizim ka folur edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili ka ofruar mbështetjen e plot të këtij procesi në Kosovë. Feith ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës në procesin e decentralizimit.