Kujtohet 100 vjetori i poetit grek Janis Ricos
Është kujtuar nga personalitete greke dhe shqiptare 100 vjetori i lindjes së poetit grek Janis Ricos. "Poezia e tij ka qënë një poezi me optimizëm të veçantë e cila nuk ka patur lidhje me atë të viteve 70'", është shprehur Besnik Mustafaj, "ajo ka qënë mjaft progresiste ka vlerësuar ai". Ndërkaq që bashkëatdhetarët e poetit Ricos kanë treguar jetën e tij. Më pas për nder të poetit është dhënë një dokumentar si dhe janë recituar poezi të tij. Aktiviteti ka qenë i organizuar nga Teatri Kombëtar dhe Fondacioni Grek i kulturës.