Thaçi dhe Daçiq sot bisedojnë për veriun

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Dacic do të flasin sot për çështjen e Veriut në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.
Natyrisht, nuk pritet që takimi dy-tri orësh të sjellë ndonjë rezultat konkret, por dita e sotme shënon fillimin e një përpjekjeje, tashmë edhe ndërkombëtare, për zgjidhjen e këtij problemi jashtëzakonisht të madh, shkruan Express.
Për Thaçin dhe Daçiq ky do të jetë takimi i katërt ndërkohë që ditë më parw Kryeminisrtri serb Daçiq kishte deklaruar se nuk do të takonte kryeministrin Thaçi derisa të hiqet lapidari i UÇPMB-së./Indeksonline/