E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Krasniqi do të komunikojnë më korrierë

Qeveria dhe Kuvendi mëtojnë të venë marrëdhënie normale komunikimi nëpërmjet emërimit të koordinatorëve. Këtë ua kanë kërkuar ndërkombëtarët.

Kërkesa ka lindur disa kohë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë një burim për Koha ditore.

Komunikimin ata e realizojnë vetëm nëpërmjet shkresave.

Një burim i gazetës në Qeveri ka thënë se ky institucion pritet ta emërojë koordinatorin e sajë për Kuvendin në mbledhjen e radhës. Sipas tij ekzekutivi në këtë rast ka dy emra, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi dhe Ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, por më shumë gjasë ka ky i fundit.

Fitim Krasniqi,Sekretar i përgjithshëm në Zyrën e kryeministrit i ka konfirmuar gazetës së një koordinatorë do të emërohet. Ai nuk e ka arsyetuar nevojën për të bërë këtë emërim , tani kur Qeveria ka kaluar më shumë se gjysmën e kohës së mandatit kushtetues. Por, ka përmendur se edhe në mandatin paraprak kanë ekzistuar koordinatorët. /Indeksonline/.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›