Pritet vendimi për ”Grupin e Llapit”

Në Gjykatën e Apelit pritet të merret vendimi përfundimtar për “Grupin e Llapit”. Ish-komandantët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të cilët akuzohen se kanë rrahur dhe torturuar civilë gjatë luftës, në fjalën përfundimtare i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se gjykimi i tyre është politik. /Indeksonline/