Thaçi e Sejdiu: Fund sa më parë misionit të OKB-së

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kërkojnë përfundimin sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë. Gjatë një takimi me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Lamberto Zannier, Thaçi e Sejdiu shprehën domosdoshmërinë e përfundimit sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë. Gjithashtu, ata theksuan rëndësinë e funksionimit të plotë të EULEX-it dhe të ICO-së në Kosovë.Në takim u diskutua edhe për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut në shtetin e ri. Duke njoftuar për rrjedhojat e përfundimit të procesit të rikonfigurimit, Zannier shprehu përkushtimin e UNMIK-ut për një përfundim të suksesshëm të këtij misioni duke ofruar të dhëna për reduktimin maksimal të personelit të UNMIK-ut.