Ramon Kalderon:Nuk e jap dorëheqjen
Presidenti i Realit të Madridit Ramon Kalderon i cili është nën akuzë nga Marca për çështjen e votave të trukuara në asaamblenë e 7 dhjetorit nuk e jep dorëheqjen.Kalderon shprehet se mandate i tij skadon pas një viti e gjysëm dhe të largohem që më parë skuadra do të futej në kaos.Por fjalët e tij në lidhje me atë që ka ndodhur në asamblenë e 7 dhjetorit nuk të bindin.Rreth Realit të Madridit është një luftë pa kufij.Pjesa e atyre që kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Realit rritet nga ora në orë dhe Ramon Kalderon mbrohet mesa të mundet.Të jepja dorëheqjen nuk do të ishte një gjest prej një njeriu të përgjegjshëm sepse klubi do të hynte në kaos dhe trajneri nuk do të punonte i qetë me lojtarët.Nga mandate im mbeten edhe një vit e gjysëm dhe unë do ta respektoj deri në fund.Duhet parë se se persona kanë hyrë dhe kanë votuar pa të drejtë .Kodi penal spanjoll I dënon këto lloj mashtrimesh me nga 6 muaj deri në 3 vjet burg.Ajo që ka ndodhur në asamblenë e 7 dhjetorit ndoshta nuk do të shkojë kaq larg por ajo që dihet është se situata vazhdon të jetë e rëndë.Në vitin 2010 do të mbahen zgjedhjet për president te Reali ku pritet të rikthehet fuqishëm ish presidenti I galaktikëve Florentino Perez.