E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi lirohet nga akuzat për korrupsion

Gjykata Themelore e Prishtinës, në trupin gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it e hodhi poshtë akuzën për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër Alban Thaçit për shkak se prokurori i këtij rasti e tërhoqi gojarisht akuzën kundër këtij të pandehuri.

Gjykimi kundër shtatë të pandehurve të tjerë në këtë rast, në mesin e të cilëve Ilir Tolaj, ish-Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bujar Bukoshi, ish-Ministër i Shëndetësisë është duke vazhduar.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK)./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›