E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar Mjaft me paqe te ngrire

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të zbatojnë marrëveshjen e arritur dhe të gjejnë pajtimin e përbashkët.

Sipas së përditshmes kosovare “Express”, Zhbogar ka thënë se axhenda e Bashkimit Evropian është të pajtojë Kosovën dhe Serbinë. "Axhenda e BE-së është për të pajtuar Kosovën dhe Serbinë. BE po ofron kurajën, po ofron bashkëpunimin, nuk është duke ofruar dhunë. Kërkohet një diskutim i sinqertë, një diskutim i përqendruar dhe që ky diskutim të sjellë rezultatet në fund", ka thënë Zbogar. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një debati me Mjaft me paqe të ngrirë. Pala serbe duhet të pranojë se Kosova është e pavarur dhe duhet të gjendjet një zgjidhje për serbët që jetojnë këtu

Samuel Zhbogar
Ambasador i BE, Kosovë ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ian Cliff, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe ish-ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni. Diplomati evropian ka theksuar se nuk duhet të lejohet që të vazhdojë më tej gjendja e "paqes së ngrirë". "Frustrimi ekziston nga të dyja palët për shkak të situatës ekzistuese", ka thënë ai. Zhbogar ka propozuar që të ndryshohet gjendja dhe ka bërë thirrje që të dyja palët të kuptojnë se duhet të komunikojnë mes tyre dhe bashkëpunojnë. "Pala serbe duhet të pranojë se Kosova është e pavarur dhe duhet të gjendjet një zgjidhje për serbët që jetojnë këtu", ka shtuar ambasadori. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›