E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi promovon kandidaturat e PDK-së për kryetarë komunash

PRISHTINË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të prezantimit të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, mori pjesë të premten në tubimin e organizuar nga dega e PDK-së në Kaçanik.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar zyrtarisht kandidaturën e Besim Ilazit për kryetar të komunës së Kaçanikut.
Po dje, Thaçi mori pjesë edhe në tubimin promovues të kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, e më pas në zyrtarizmin e kandidaturës së Beqir Fejzullahut për kryetar të komunës së Shtërpcës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›