E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci- Waldner Ne Kosove do te funksionoi rendi dhe ligj sidomos ne veri

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka pritur sot Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Austrise Wolfgang Waldner. Teme kryesore e takimit te kryeministrit Thaci me Sekretarin e Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Austrise Wolfgang Waldner ishin zhvillimet e fundit ne Kosove bashkepunimi mes Qeverise se Kosoves dhe Qeverise se Austrise dhe permbushja e agjendes evropiane te Kosoves. Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ne takim theksoi perkushtimin e Qeverise se Republikes se Kosoves per fuqizimin e sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves me theks te vecante ne pjesen veriore. Ne kete angazhim jetik per funksionimin e plote te shtetit te Kosoves ne kemi edhe perkrahjen e bashkesise nderkombetare tha ne vazhdim kryeministri Thaci dhe potencoi vendosmerine e Qeverise se Kosoves qe edhe ne ate pjese te territorit te Kosoves te funksionoje rendi dhe ligji jeta demokratike dhe te hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe mireqenies sociale te qytetareve tane ne veri ndash tha z.Thaci. Ne takim me diplomatin austriak Waldner kryeministri Thaci ritheksoi vizionin dhe angazhimin konsistent te Qeverise se Republikes se Kosoves per permbushjen e plote te standardeve dhe kritereve evropiane te integrimit. Ne kete vazhde kryeministri Thaci permendi edhe fillimin e dialogut per liberalizimin e vizave ne fund te ketij viti qe eshte rezultat i punes se vazhdueshme te institucioneve kosovare ne permbushjen e kritereve lidhur me kete proces. Kryeministri Thaci ne takimin e sotem shprehu mirenjohjen e tij dhe te qeverise qe drejton per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Qeveria e Austrise i ka dhene dhe po i jep Republikes se Kosoves dhe theksoi se bashkepunimi mes dy vendeve do te forcohet edhe me tej ne fushat e interesit te perbashket. Sekretari i Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Austrise Wolfgang Waldner ne takimin me kryeministrin e Republikes se Kosoves Hashim Thaci vleresoi larte marredheniet mes Kosoves dhe Austrise dhe i garantoi kryeministrit Thaci vazhdimin e mbeshtetjes austriake per perspektiven evropiane te Kosoves.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›