E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci, BE: Marty të vë rtetojë akuzat

Brukseli zyrtar ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci, duke kërkuar nga reporteri Dick Marty që të paraqesë provat.

“Ne i marrim akuzat seriozisht, por e ftojmë zotin Marty që të dalë me prova”, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Ndërkohë, misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ka deklaruar se do t’i hetojë akuzat e ngritura.

“Nëse ka përmbajtje të këtij lloji, atëherë do të donim të dëgjonim më shumë për to në rrugë zyrtare”, ka deklaruar numri dy i EULEX, Andrew Sparks.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›