Time:Themeluesi i Wikileaks njeriu i vitit

Anketën “Personaliteti i vitit” të realizuar nga revista informative Time, e ka fituar themeluesi i Wikileaks Julian Assange. I dyti u rëndit kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdgoan, dhe pas tij Lady Gaga.
Assange është votuar 1 249 425 herë kryeministri Erdogan ka marrë 148 mijë e 383 vota më pak.
Por, Assange qëndron pas Lady Gagas në pëlqimin e dhënë nga përdoruesit e Facebookut. Ndërkohë që Lady Gaga është pëlqyer nga 65 417 përdorues të Facebook, Asanzh u pëlqye vetëm nga 45 463 persona.
Ja dhjetë personat më të votuar nga populli:
1. Xhulian Asanzh
2. Rexhep Tajip Erdoaan
3. Lady Gaga
4. Jon Stewart dhe Stephen Colbert
5. Glenn Beck
6. Barack Obama
7. Steve Jobs
8. Minatorët kilianë
9. Të papunët amerikanë
10. Mark Zuckerberg