E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Beogradi, i vetëdijshëm për pavarësinë e Kosovës

Marrëveshja e Brukselit është marrëveshje historike për popullin shqiptar dhe popullin serb, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në emisionin Slobodno Sprski që do të transmetohet nesër.

“Është një realitet i ri. Kemi shikuar drejt të ardhmes, për t’ju dhënë fund problemeve dhe konflikteve”, tha Thaçi.

Sipas tij, me marrëveshjen ka fituar të gjithë: Kosova, Serbia, rajoni, BE, SHBA, NATO dhe të gjithë të tjerët që investojnë në rajon.

“Fituesit më të mëdhenj janë serbët në Kosovë, sepse kemi gjetur zgjidhje që krijon kushte për jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë për ta, duke krijuar vende të reja pune dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, tha Thaçi.

Në pyetjen e gazetarit Budimir Nicic, nëse Beogradi me parafimin e marrëveshjes ka njohur pavarësinë e Kosovës, Thaçi tha se Beogradi është i vetëdijshëm se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›