Rihanna argëtohet në Paris
Këngëtarja vijon me turin e saj të koncerteve në Europë ku sot rradhën e ka kryeqyteti francez Paris.

Pop-stari 25-vjeçar, e shoqëruar nga disa miq të saj, nuk e ka humbur rastin të vizitojë edhe krenarinë e metropolit transalpin, Kullën Eiffel.


Pas akuzave se në koncertin e fundit në Antwerp ka qënë në gjëndje të dehur, Rihanna duket se ka lënë çdo gjë pas krahëve duke shijuar në maksimum Parisin.

Ylli i shumë hiteve botërore është parë me një veshje shumë trendy dhe të shfrenuar, ndërsa në celularin e saj shihej qartë fotoja e reperit të famshëm 2Pac Shakur.
