E Shtunë, 31 Tetor 2026

X Factor: Fiton Arilena

Spektakli i njohur televiziv “X Factor Albania” u përmbyll sonte me mbrëmjen finale, ku u shpall edhe fituesi i këtij edicioni.

Pas një gare prej rreth gjashtë muajsh, bazuar në votat e publikut, me titullin e më të mirës u kurorëzua Arilena Ara.
Mentorja e saj, Altuna Sejdiu, pas shpalljes së rezultatit, u shpreh: "Arilena nuk ka nderuar vetëm Shkodrën e Shkupin, por gjithë shqiptarinë", duke u shprehur e bindur në suksesin e ardhshëm të saj.

Vendi i tretë i takoi grupit ‘’Natyral” që për mentor kishin këngëtarin Alban Skenderaj, ndërsa vendi i dytë Aldos, me mentore Soni Malaj. /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›