E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Bie numri i incidenteve ndëretnike

Gjendja e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet e qetë dhe e qëndrueshme. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Thaçi ka thënë se marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar ngritje në nivel vendi, ndërsa numri i incidenteve ndëretnike ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Në mbledhje është përkrahur “gadishmëria dhe profesionalizmi i policisë së Kosovës e cila ka bërë që të zbulohen, trajtohen dhe eliminohen aktivitete të ndryshme kriminale, si dhe të ulet përqindja e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›