E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Do te vazhdojme mandatin deri ne 2014

Prishtine 23 dhjetor NOA - Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci i ka bere te qarte kreut te Lidhjes Demokratike te Kosoves se zgjedhje nuk do te kete deri ne vitin 2014. Ne mbledhjen e pare te Qeverise pas zgjedhjeve te pergjithshme Thaci ka thene se qeveria aktuale do te vazhdoje me konsolidimin dhe forcimin e Kosoves evropiane.

Thaci ka pergezuar qytetaret per pjesemarrje dinjitoze ne zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe partite per korrektesi ne kete proces perderisa ka falenderuar gjithe mekanizmat qe kane qene te perfshira ne procesin zgjedhor.

Kjo eshte mbledhja e pare pas organizimit te zgjedhjeve nacionale si qeveri e Kosoves por natyrisht se politika e qeverise e ketij kabineti me integrimin e koncepteve shtese qeverisese do te vazhdoje ne kuptimin e mandatit te ardhshem katervjecar deri ne vjeshten e vitit 2014 pastaj gjithashtu me konsolidimin e shtetit dhe forcimin e shtetit te Kosoves evropiane te Kosoves me liberalizim te vizave te Kosoves si pjese te NATO-s dhe afruar shume afer per integrim ne Bashkimin Evropian ka thene Thaci.

Ai ka ritheksuar zotimet e bera edhe gjate fushates zgjedhore duke theksuar se do te vazhdohet me investime kapitale me hapjen e vendeve te reja te punes me rritjen e mireqenies sociale per qytetaret dhe te gjitha ketu vendime sipas Thacit do te fillojne te implementohen nga janari i vitit te ardhshem.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit sipas Thacit Kosoves i kane dhene nje hijeshi duke forcuar demokracine e re ne Republiken e Kosoves.

Natyrisht se keto zgjedhje i kane dhene hijeshi demokracise sepse do te kemi nje opozite te re besoj korrekte konstruktive dhe te shendoshe per demokracine e re ne Republiken e Kosoves ka thene Thaci.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›